Shporta
Shporta e Zbrazët
Politikat e Privatësisë
Përditësuar së fundmi: 23. 03. 2021
Këto politika të privatësisë shpjegojnë procedurat tona mbi mbledhjen, përdorimin dhe zbulimin e informacionit tuaj kur përdorni web-faqen e NoEnd Shoes. Tek këto politika, ju mund të gjeni edhe të drejtat tuaja të privatësisë dhe sesi ligji ju mbron. Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të siguruar dhe përmirësuar shërbimin e NoEnd Shoes.
Duke përdorur këtë shërbim, ju pranoni mbledhjen dhe përdorimin e informacioneve tuaja në përputhje me këto Politika të Privatësisë.
Mbledhja dhe Përdorimi i të Dhënave tuaja Personale
Të Dhënat Personale
Përderisa përdorni shërbimin tonë, ne mund të ju kërkojmë që të na ofroni disa informacione të identifikimit personal; të cilat mund të përdoren për të ju kontaktuar ose identifikuar. Informacioni i identifikimit personal mund të përfshijë, por nuk kufizohet në:
1. Adresën e Emailit
2. Emrin dhe Mbiemrin
3. Të dhënat e përdorimit
Të Dhënat e Përdorimit
Të dhënat e përdorimit mblidhen automatikisht kur përdorni NoEnd Shoes.
Të dhënat e përdorimit mund të përfshijnë informacione të tilla si adresa e protokollit të internetit të pajisjes suaj (p.sh. adresa IP), lloji i shfletuesit (browserit), versioni i shfletuesit, faqet e shërbimit tonë që vizitoni, ora dhe data e vizitës suaj, koha e kaluar në ato faqe, pajisjet unike identifikuese dhe të dhëna të tjera diagnostike.
Kur ju përdorni shërbimet tona nga ose përmes një pajisje mobile (celular), ne mund të mbledhim informacione të caktuara automatikisht, duke përfshirë (por pa u kufizuar në) llojin e pajisjes celulare që përdorni, ID-në unike të pajisjes suaj celulare, adresën IP të pajisjes suaj celulare, sistemin operativ të celularit, llojin e shfletuesit të internetit që përdorni, paisjet unike identifikuese dhe të dhëna të tjera diagnostikuese.
Ne gjithashtu mund të mbledhim informacione që shfletuesi juaj dërgon sa herë që vizitoni NoEnd Shoes, ose kur hyni në web-faqen tonë nga ose përmes një pajisje mobile (celular).
Teknologjitë Gjurmuese dhe "Cookies"
Ne përdorim "Cookies" dhe teknologji të ngjashme të gjurmimit për të ndjekur aktivitetin tuaj në NoEnd Shoes, dhe për të ruajtur informacione të caktuara. Teknologjitë e gjurmimit të përdorura përfshijnë etiketime dhe skripta për të mbledhur dhe gjurmuar informacione dhe për të përmirësuar dhe analizuar shërbimin tonë. Teknologjitë që përdorim mund të përfshijnë:
Cookie ose Cookie Browser: Një "Cookie" është një dokument i vogël i vendosur në pajisjen tuaj. Ju mund ta udhëzoni shfletuesin tuaj të refuzojë të gjithë "cookies" ose të ju tregojë se kur dërgohet një "cookie". Sidoqoftë, nëse nuk pranoni "cookies", ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni disa pjesë të shërbimit tonë. Nëse nuk e keni rregulluar cilësimin e shfletuesit tuaj që të refuzojë "cookies", NoEnd Shoes i përdor ato automatikisht.
"Flash Cookies": Karakteristika të caktuara të shërbimit tonë mund të përdorin objekte lokale të ruajtura (ose flash cookies) për të mbledhur dhe ruajtur informacione në lidhje me preferencat tuaja ose aktivitetin tuaj në NoEnd Shoes. "Flash cookies" nuk menaxhohen nga të njëjtat cilësime të shfletuesit si ato që përdoren për "cookies" të thjeshta.
"Web Beacons": Pjesë të caktuara të NoEnd Shoes dhe postimeve tona elektronike mund të përmbajnë dokumente të vogla elektronike të njohur si fenerë (beacons) që lejojnë kompaninë, për shembull, të numërojë përdoruesit që kanë vizituar ato faqe. Këta fenerë ofrojnë edhe statistika tjera të lidhura me faqen e internetit, për shembull, regjistrimin e popullaritetit të një seksioni të caktuar dhe verifikimin e integritetit të sistemit dhe serverit.
"Cookies" mund të jenë të "vazhdueshëm" ose të "procesit". "Cookies" të vazhdueshëm mbeten në kompjuterin tuaj personal ose pajisjen tuaj mobile edhe kur dilni jashtë linje, ndërsa "cookies" të procesit fshihen sapo të mbyllni shfletuesin tuaj të internetit. Për qëllime funksionale, ne përdorim të dy llojet, mënyra e të cilave është e shfaqur më poshtë.
1. Cookies të Procesit: Këto "cookies" janë thelbësore për të ju ofruar shërbime të disponueshme përmes web-faqes dhe për të ju mundësuar që të përdorni disa nga veçoritë e tij. Ato ndihmojnë për të vërtetuar përdoruesit dhe për të parandaluar përdorimin mashtrues të llogarive të tyre. Pa këto "cookies", shërbimet që keni kërkuar nuk mund të sigurohen, prandaj ne i përdorim ato vetëm për të ju ofruar shërbimet e përmendura.
2. Cookies të Vazhdueshme: Këto "cookies" na lejojnë të kujtojmë zgjedhjet që bëni kur përdorni web-faqen, të cilat përfshijnë mbajtjen në mend të detajeve të hyrjes ose preferencat e gjuhës. Qëllimi i këtyre "cookies" është të ju ofrojë një përvojë më personale dhe të shmangë detyrimin e ri-futjes së preferencave tuaja sa herë që përdorni web-faqen.
Përdorimi i të Dhënave tuaja Personale
Kompania NoEnd Shoes mund të përdorë të dhënat tuaja personale për qëllimet e mëposhtme:
- Për të siguruar dhe mirëmbajtur shërbimin tonë, përfshirë edhe monitorimin e përdorimit të tij.
- Për të menaxhuar llogarinë dhe regjistrimin tuaj si përdorues i NoEnd Shoes. Të dhënat personale që ju jepni mund të ju japin juve akses në funksione të ndryshme të NoEnd Shoes që janë në dispozicion për ju.
- Për pajtueshmërinë dhe zhvillimine kontratës së blerjes për produktet, artikujt ose shërbimet që i ofrojmë në NoEnd Shoes.
- Për të ju kontaktuar përmes postës elektronike ose formave të tjera ekuivalente të komunikimit elektronik. Këtu përfshihen edhe njoftimet (notifications) e shërbimit tonë me azhurnimet ose komunikimet informuese në lidhje me funksionalitetet, produktet ose shërbimet e kontraktuara në NoEnd Shoes.
- Për të ju ofruar lajme, oferta speciale dhe informacione të përgjithshme në lidhje me mallrat, shërbimet dhe ngjarjet të tjera që ne ofrojmë; të cilat janë të ngjashme me ato që keni blerë më parë tek ne.
- Për të menaxhuar kërkesat tuaja, që i keni drejtuar me postë elektronike ose telefon.
- Për transferime biznesi, ku mund të përdorim informacionin tuaj për të vlerësuar ose kryer një bashkim, zhvendosje, ristrukturim, riorganizim, shpërbërje, shitje ose transferim tjetër të disa ose të gjitha aseteve tona, qoftë si shqetësim i vazhdueshëm ose si pjesë e likuidimit, në të cilin të dhënat personale të mbajtura nga ne rreth përdoruesve të NoEnd Shoes janë në mesin e aseteve të transferuara.
- Për qëllime të tjera si analiza e të dhënave, identifikimi i tendencave të përdorimit, përcaktimi i efektivitetit të fushatave promovuese dhe vlerësimi dhe përmirësimi i shërbimit tonë, produkteve, marketingut dhe përvojës suaj.
Ne mund të ndajmë informacionin tuaj personal në situatat e mëposhtme:
- Me ofruesit e shërbimeve për të monitoruar dhe analizuar përdorimin e NoEnd Shoes, për të ju kontaktuar.
- Për transferime biznesi në lidhje me ose gjatë negociatave për çdo bashkim, shitje të aseteve të kompanisë, financimit, ose blerjes së të gjithë ose një pjese të biznesit tonë nga një kompani tjetër.
- Me bashkëpunëtorët tanë, ku të kërkojmë nga ta që të respektojnë këtë Politikë të Privatësisë. Filialet përfshijnë kompaninë tonë kryesore dhe çdo filial tjetër, partnerë të ndërmarrjeve të përbashkëta ose kompani të tjera që ne kontrollojmë ose që janë nën kontroll të përbashkët me ne.
- Me partnerë biznesi, për të ju ofruar produkte, shërbime ose promovime të caktuara.
- Me përdorues të tjerë, në rastet kur ndani informacione personale ose ndërveproni në zona publike me përdorues të tjerë Informacioni i tillë mund të shikohet nga të gjithë përdoruesit dhe mund të shpërndahet publikisht jashtë. Nëse bashkëveproni me përdorues të tjerë ose regjistroheni përmes një shërbimi të mediave sociale të palëve të treta, kontaktet tuaja mund të shohin emrin tuaj, profilin, fotografitë dhe përshkrimin e aktivitetit tuaj. Në mënyrë të ngjashme, përdoruesit e tjerë do të jenë në gjendje të shikojnë përshkrimet e aktivitetit tuaj, të komunikojnë me juu dhe të shikojnë profilin tuaj.
- Për të gjitha qëllimet tjera të packatuara më lartë, zbulimi i informatave tuaje do të bëhet vetëm me pëlqimin tuaj.
Ruajtja e të Dhënave tuaja Personale
Kompania NoEnd Shoes do të mbajë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara në këtë politikë të privatësisë. Ne do të ruajmë dhe përdorim të dhënat tuaja personale në masën e nevojshme për të përmbushur detyrimet tona ligjore (për shembull, nëse na kërkohet të ruajmë të dhënat tuaja në përputhje me ligjet në fuqi), për të zgjidhur mosmarrëveshjet, dhe për të zbatuar marrëveshjet dhe politikat tona ligjore.
Kompania gjithashtu do të mbajë të dhënat e përdorimit për qëllime të analizës së brendshme. Të dhënat e përdorimit zakonisht ruhen për një periudhë më të shkurtër kohe, përveç kur këto të dhëna përdoren për të forcuar sigurinë ose për të përmirësuar funksionalitetin e shërbimit tonë. Në raste tjera, kjo do të bëhet vetëm kur ne të jemi të detyruar ligjërisht të i mbajmë këto të dhëna për periudha më të gjata kohore.
Transferimi i të Dhënave tuaja Personale
Informacioni juaj, përfshirë të dhënat personale, përpunohet në zyrat e operimit të NoEnd Shoes dhe në çdo vend tjetër ku ndodhen palët e përfshira në përpunim. Ky informacion mund të transferohet - dhe mirëmbahet në - kompjuterë të vendosur jashtë shtetit tuaj, provincës, vendit ose juridiksionit tjetër qeveritar ku ligjet për mbrojtjen e të dhënave mund të ndryshojnë nga ato të juridiksionit juaj.
Pëlqimi juaj për këtë Politikë të Privatësisë të ndjekur nga paraqitja juaj e informacionit të tillë përfaqëson marrëveshjen tuaj për atë transferim.
Kompania do të ndërmarrë të gjitha hapat e arsyeshëm për të siguruar që të dhënat tuaja të trajtohen në mënyrë të sigurtë. Në përputhje me këtë politikë të privatësisë, asnjë transferim i të dhënave tuaja personale nuk do të bëhet në një organizatë ose një vend nëse nuk ekzistojnë kontrolle adekuate për të dhënat tuaja personale.
Zbulimi i të Dhënave tuaja Personale
Transaksionet e Biznesit
Nëse NoEnd Shoes është e përfshirë në një bashkim, blerje ose shitje të aseteve, të dhënat tuaja personale mund të transferohen. Ne do të ju njoftojmë para se të dhënat tuaja personale të transferohen dhe të bëhen objekt i një Politike tjetër të Privatësisë.
Zbatimi i Ligjit
Në rrethana të caktuara, NoEnd Shoes mund të i kërkohet të zbulojë të dhënat tuaja personale. Kompania jonë do ta bëjë këtë nëse kërkohet me ligj ose në përgjigje të kërkesave të vlefshme nga autoritetet publike (p.sh. një gjykatë ose një agjenci qeveritare).
Kërkesa të Tjera Ligjore
Kompania mund të zbulojë të dhënat tuaja personale në mirëbesimin se një veprim i tillë është i nevojshëm për:
- Përputhje me një detyrim ligjor
- Mbrojtjen e të drejtave ose pronën e kompanisë
- Parandaimin ose hetimin rreth keqbërjeve të mundshme në lidhje me NoEnd Shoes
- Mbrojtjen e sigurisë personale të përdoruesve të shërbimit ose publikut
- Mbrojtjen nga përgjegjësia ligjore
Siguria e të Dhënave tuaja Personale
Siguria e të dhënave tuaja personale është e rëndësishme për NoEnd Shoes, por mos harroni se asnjë metodë e transmetimit në interne, ose ruajtjes elektronike nuk është 100% e sigurt. Ndërsa përpiqemi të përdorim mjete të pranueshme komerciale për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, ne nuk mund të garantojmë sigurinë e tyre absolute.
Privatësia e Fëmijëve
Shërbimi ynë nuk i drejtohet askujt nën moshën 13 vjeç. Ne nuk mbledhim me vetëdije informacione të identifikueshme nga askush nën moshën 13 vjeç. Nëse jeni prind ose kujdestar dhe jeni të vetëdijshëm që fëmija juaj na ka dhënë të dhëna personale, ju lutem na kontaktoni. Nëse bëhemi të vetëdijshëm se kemi mbledhur të dhëna personale nga dikush nën moshën 13 vjeç pa verifikimin e pëlqimit të prindërve, ne marrim masa për të hequr atë informacion nga serverat tanë.
Nëse duhet të mbështetemi në pëlqimin (consent) si një bazë ligjore për përpunimin e informacionit tuaj dhe vendi juaj kërkon pëlqimin nga një prind, ne mund të kërkojmë pëlqimin e prindit tuaj para se ta mbledhim dhe përdorim atë informacion.
Linqet e Faqeve tjera të Internetit
Shërbimi ynë mund të përmbajë lidhje me faqet tjera të internetit që nuk operohen nga NoEnd Shoes. Nëse klikoni në një link të palës së tretë, ju do të drejtoheni në web-faqen e asaj pale. Ne ju këshillojmë fuqimisht të rishikoni Politikën e Privatësisë të çdo web-faqeje që vizitoni.
Ne nuk kemi asnjë kontroll mbi dhe nuk marrim asnjë përgjegjësi për përmbajtjen, politikat e privatësisë ose praktikat e ndonjë faqe ose shërbimesh të palëve të treta.
Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë
Ne mund të përditësojmë politikën tonë të privatësisë herë pas here. Ne do të ju njoftojmë për çdo ndryshim duke postuar Politikën e re të Privatësisë në këtë faqe.
NoEnd Shoes do të ju njoftojë me email dhe / ose një njoftim special për shërbimin tonë, përpara se ndryshimi të bëhet efektiv dhe të përditësojmë datën në krye të kësaj Politike të Privatësisë.
Ne ju këshillojmë të rishikoni këtë Politikë të Privatësisë në mënyrë periodike për çdo ndryshim. Ndryshimet në këtë Politikë të Privatësisë janë efektive kur ato postohen në këtë faqe.
Kontakti
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë, ju mund të na kontaktoni përmes emailit: porosia@noendshoes.com ose numrit të telefonit +383 49 559 302